Reza Pahlavi, thirrje ShBA-së dhe Izraelit: Shmangni goditjet ndaj infrastrukturës civile

- Advertisement -

Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Iranit dhe i mërguar në Shtetet e Bashkuara, u ka bërë thirrje Izraelit dhe SHBA-së të shmangin sulmet ndaj infrastrukturës civile në Iran.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ai i kërkoi Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu që të vijojnë të godasin strukturat e regjimit iranian dhe aparatin e tij shtypës, por pa dëmtuar objektet civile që, sipas tij, do të jenë të domosdoshme për rindërtimin e vendit në të ardhmen.

“U bëj thirrje të vazhdojnë të synojnë regjimin dhe mekanizmin e tij të shtypjes, duke shmangur njëkohësisht infrastrukturën civile që iranianët do ta kenë të nevojshme për të rindërtuar vendin tonë,” shkroi ai.

Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh të larta, pasi më herët Donald Trump paralajmëroi se centralet elektrike iraniane mund të shkatërrohen nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda 48 orëve. /Panorama

Të ngjashme

Të fundit