Rey Manaj, autori i golit të vetëm kundër Serbisë, për DigitAlb, ka thënë se “kjo është një nga ditët më të bukura të jetës sime”.
“Kjo është një nga ditët më të bukura të jetës sime. Disa komente pas asaj ndeshje me Serbinë në Tiranë nuk mendoj se i meritoja se kemi familje. I harroj të gjitha, sot rëndesi ka qe gjithë Shqiperia e Kosova janë krenarë me çunat sepse kemi dhënë shpirtin në fushë. Tani duhet të vazhdojmë se kemi edhe 2 ndeshje të tjera, te qëndrojmë me këmbë në tokë. Tifozëve u them t’i shijojnë këto momente. Pas 11 vjetësh nga ajo ndeshje e Beogradit, erdhëm dhe i rrafëm në shtëpinë e tyre. Kartoni i verdhë? Unë festova me shqiponjën, siç duhet ta festoj normalisht”, ka thënë Manaj.