Rey Manaj ishte heroi i tërë shqiptarëve në mbrëmjen e së shtunës.
Manaj shënoi golin e vetëm të fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë në udhëtim.
Menjëherë pas golit, Manaj e bëri shqiponjën, dhe pastaj u ndëshkua me karton të verdhë, që dukej se u ndëshkua vetëm për festimin e tij.
Mirëpo, kryetari i FSHF-së, Armand Duka ka treguar arsyen e vërtetë të ndëshkimit të tij.
“Manaj nuk u ndëshkua për festimin e tij me shqiponjë, ai festim nuk është i ndaluar, por për shkak të festimit të tij afër bankës rezervë të Serbisë”, ka thënë Armand Duka në një video të postuar nga Blendi Fevziu në “Facebook”.
Shqipëria e mposhti Serbinë duke shkuar edhe më përpara në ëndrrën për play-offin e Botërorit 2026