6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Rexhepi: Si popull i Luginës së Preshevës jemi të diskriminuar dhe të nëpërkëmbur nga shteti serb

- Advertisement -

Enkel Rexhepi, zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar i ftuar në “FIVE”, tha se në Luginë janë bërë gjithmonë protesta si protesta e sotme që u mbajt në Bujanoc, pasi sipas tij qytetarët në Luginë të Preshevës janë të diskriminuar.

“Si popull i Luginës të Preshevës jemi të diskriminuar dhe të nëpërkëmbur nga shteti serb apo nga partia e Aleksandër Vuçiqit,” tha Rexhepi.

“Faktori ndërkombëtar duhet ta ngrijë zërin për të drejtat shqiptare, sepse shumë rekomandime tregojnë që shqiptarët e Luginës janë populli më i shkelur në Evropë e gjetiu.”

Ai shtoi se faktori ndërkombëtar duhet që të drejtat e shqiptarëve t’i marrë me seriozitet.

“Ne do të vazhdojmë të protestojmë dhe t’i kërkojmë të drejtat tona elememtare që na takojnë, ato të drejta që i ka çdokush,” tha Rexhepi.

Në anën tjetër, Ragmi Mustafa, këshilltar politik i zv.kryeministrit të Kosovës, ka thënë se protesta e cila u mbajt sot në Bujanoc ka qenë për dinjitet dhe indentitet.

“Protesta për identitet dhe dinjetet është mbajtur në zemër të Bujanocit, që ngrit zërin çdo padrejtësi që i bëhet, për marrëveshjet që kanë mbetur vetëm në letër e nuk janë implementuar dhe sot dëshmuam që nuk do të nënshtrohemi ashtu siç nuk jemi nënshtruar as më parë, kundër shtypjes, diskriminimit padrejtësive për të dëshmuar që do të qëndrojmë të palëkundur në raport me Serbinë ,” tha Mustafa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit