10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rexhepi: Shqiptarët e Turqisë dhe arbreshët e Italisë janë gjenerata e fundit që po flasin shqip

- Advertisement -

Sekretari i seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Abdullah Rexhepi ka folur rreth organizimit të këtij seminari të sivjetmë në vendin tonë.

Rexhepi the se qëllimi i këtij seminari ka qenë të krijojë albanologë joshqiptarë, të huaj, të cilët do të merren me probleme të ndryshme të gjuhës, letërsisë, historisë,  dhe gjithçka që ka të bëjë me shqiptarët në përgjithësi. Gjithashtu dhe ta ringjallë gjuhën shqipe në vendet ku sipas tij,  ka filluar të zbehet.

“Për fat të keq duke filluar nga shqiptarët e Turqisë por edhe arbreshët e Italisë janë thuajse gjeneratat e fundit që po flasin shqip dhe ata po ikin një nga një pleqtë dhe të rinjtë nuk dinë gjuhën shqipe, nuk e flasin gjuhën shqipe. Gjithashtu problemin e njejtë e kemi edhe me arnautët e Sirisë të cilët gjithashtu e kanë të njëjtin problem, problem tjetër është edhe me diasporën shqiptare e cila fëmijët e tyre po lindin atje po shkollohen në gjuhë të ndryshme evropiane të cilët gjuhën shqip e kanë si gjuhë të dytë dhe gjuha e tyre shqipe është në rrezik”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Teksa për këtë Rexhepi hodhi kritika kundrejtë institucioneve përkatëse të cilat tha se nuk po bëjnë sa duhet për departamentet e gjuhës dhe letërsisë shqipe, të cilat sipas tij, tashmë kanë filluar të mbyllen për shkak të mosfinancimit nga shteti.

“Shtetet tona nuk po bëjnë sa duhet, e para kanë lejuar që të tkurren dhe departamentet e gjuhës dhe letërsisë shqipe që kanë ekzistuar, nëpër vendet e tjera ato po mbyllen, sepse nuk po ka përkrahje financiare”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit