Të shtunën e 7 tetorit, organizata terroriste palestineze Hamas, sulmoi me raketa Izraelin.
Lidhur me sulmin ka folur kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi.
Rexhepi tha në Rubikon se me këtë rast nuk po sulmohet vetëm Izraeli por edhe Shtetet e Bashkuara.
“Këtë po e bën Hamasi, ndoshta edhe organizatat e tjera që janë të fuqishme. Mirëpo me siguri Irani, edhe Rusia por edhe shtetet e tjera, sepse këtu ka shumë interesa në veprim”, tha Rexhepi.
Ai theksoi se për sa kohë lufta bartet nga Ukraina në territore të tjera i konvenon Rusisë për t’u konsoliduar.
Si pasojë e luftimeve në “Rripin e Gazës”, raportohet se kanë vdekur mbi 1 mijë persona.