Home Lajme Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit

Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit

0
Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi ka thënë se është pro organizimit të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Ajo ketë dekalrata i bëri për Radio Televizionin e Kosovës.

Konsideroj se në veri të vendit tonë duhet të organizojmë zgjedhje lokale dhe popullata shumicë serbe të marrë pjesë dhe të vendosë për jetën e tyre dhe kë do të votojë. Ne si qeveri nuk jemi imponuar atje për të vendosur njerëzit tanë për kryetar të komunave, por është dashur ta respektojmë rregullativën ligjore, në mënyrë që institucionet të funksionojnë. Tani të shohim si do shkojë procesi i peticionit për largimin e kryetarëve. Për momentin i gjithë procesi është te KQZ-ja, por duhet t’u ofrojmë serbëve atje mundësinë që të vendosin se kë do të votojnë”, ka dekalruar Rexhepi.

Rexhepi ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se është kundër të krijohet shtet Brenda shtetit.

Tani pasi jemi liruar faktikisht në rrugëtimin drejt BE-së, ku qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm, procesi i Asociacionit është më pak i rëndësishëm. Unë përfaqësoj tezën që nuk mund të krijojmë shtet brenda shtetit, duke pasur parasysh eksperiencën në Bosnjë e Hercegovinë, ku Republika Srbska ende e ngec procesin drejt BE-së, e pse ta bëjmë këtë në shtetin tonë. Po ashtu, dhënia e privilegjeve vetëm për një popull që të krijojë Asociacion të një natyre etnike konsideroj që është e gabuar”, ka shtuar zëvendëskryeministrja.

Tutje, ajo ka shtuar se është kundër një Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Nëse keni një pushtet të madh ekzekutiv dhe këto autorizime janë të jashtëzakonshme gjatë veprimit tuaj, ju me kohë mund të organizoni referendum dhe të ndaheni nga ai shtet. Konsideroj se është më mirë që tani si parandalim të jemi të vëmendshëm dhe mendoj se ajo çfarë po bën kryeministri Kurti është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk është as kundër serbëve as kundër shqiptarëve. Ne, mbi të gjitha duhet të mendojmë fillimisht si kosovar, e më pas të ndahemi sipas grupacioneve etnike që u takojmë”, ka nënvizuar Rexhepi.

Exit mobile version