Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Temat kryesore të kësaj vizite ishin: ratifikimi i Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe njohja e dokumenteve të identifikimit, si pjesë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu në takimet që kishte e dyta e ekzekutivit, u bisedua edhe për mundësitë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Ajo gjatë vizitës dy ditore u takua me ministrin e Jashtëm Dino Konakoviq, ministrin e Mbrojtjes Zukan Helez, deputetin e Kuvendit të BeH, Shemsedin Mehmetoviq, si dhe kryetaren e Sarajebës Benjamina Kariq.