Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, është shprehur i bindur në fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 2 nëntor.
Në një reagim në Facebook, Rexhepi theksoi se fushata e tij do të vazhdojë në terren, pranë qytetarëve, përmes takimeve në çdo lagje dhe vendbanim të Tetovës.
Ai deklaroi se është i vendosur të garantojë një proces të ndershëm zgjedhor, duke refuzuar çdo formë të, siç e quajti ai, “pazareve të inxhinieringut elektoral”.
“Të dashur qytetarë dhe aktivistë,
Beteja për Tetovën fillon sërish, nga e para! 💪
Kemi nisur mobilizimin më të madh ndonjëherë të strukturave partiake dhe aktivistëve të Besëlidhjes: Aleanca Kombëtare për Integrim.
Në çdo lagje, në çdo vendbanim, do të trokasim në çdo derë për ta rikthyer Tetovën më 2 nëntor!
Këtë herë fillojmë më të bashkuar, më të vendosur dhe më unikë se kurrë më parë!
Nuk do të lejojmë që Tetova të bëhet pjesë e pazareve të inxhinieringut elektoral!
Në Tetovë, më 2 nëntor, do të triumfojë vota e pastër dhe e lirë e qytetarëve!”
#BashkëPërTetovën ✅