Shkrimtari dhe publicisti Rexhep Qosja, pasi doli publikisht në mbështetje të LVV-së dhe Albin Kurtit për zgjedhjet e 9 shkurtit, tani shprehet hapur në profilin e tij si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit.
Së fundmi, Qosja ka deklaruar se pa shkarkimin dhe ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët i cilëson si “të korruptuar”, Kosova nuk mund të shërohet
Sipas tij, këta zyrtarë kanë krijuar një “kartel” dhe një “diktaturë gjyqësore” që mbron korrupsionin sistemik.
“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, NUK mund ta SHËRONI Kosovën.Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, ka shkruar Qosja.
Kjo qasje kundër sistemit gjyqësor është një linjë që Kurti, partia dhe qeveria e tij e kanë ndjekur përgjatë katër viteve në pushtet.