Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, pretendoi në “Politiko” se i kanë numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai nuk dha informacione se kush mund të jetë emri.
“Mendoj që nesër do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë i kemi siguruar numrat, thash jemi në proces të krijimit të numrave, ju e keni parë, Nisma ka votuar pro atë ditë”, deklaroi Rexhaj.