12.3 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Rexhaj: Një koalicion VV-LDK e Nisma do të ofronte qeveri stabile

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Arber Rexhaj ka thënë se paritë opozitare janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit.

Rexhaj ka thënë se po mundohen të gjejnë një zgjidhje dhe ajo sipas tij, do të ishte një koalicion LVV-LDK-Nisma.

“Zgjidhja e vetme që ne e kemi konsideruar ka qenë një koalicion i Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës, e cila do të ishte një qeveri stabile dhe afatgjate”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata”.

Rexhaj ka akuzuar partitë opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka thënë se ata nuk do ta ndërrojnë kandidaten për kryeparlamnetare dhe se edhe në seancën e së mërkurës do të jetë e propozuar.

“Bllokada nuk po shkaktohet nga ne, por nga ata (opozita).Nuk është çështje e emrit të znj. Haxhiu që është cilësua përçarëse. Haxhiu do të jetë e propozuara jonë”, ka thënë ai.

Sa i përket seancës të së mërkurës ai ka paralajmëruar se do të shkojnë me skenarin e njëjtë duke thënë se votimi i fshehtë do t’i jepte zgjidhje bllokadës.

Të ngjashme

Të fundit