-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Rexhaj: Kurti ka kërkuar që të bëhet një ligj i cili i përfshin të gjitha problemet e veteranëve të UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur për planet e kryeministrit Albin Kurti për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), ku ka thënë se Kurti nuk është duke thënë asgjë më shumë sesa ajo që kishin thënë ish-presidenti Hashim Thaçi e ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Sipas tij, Kurti po tenton që t’i bindë veteranët që të bëhet një ligji i ri për ta.

Tutje, ai ka sqaruar se çfarë u ka thënë Kurti veteranëve në takimi. Siç ka treguar Rexhaj, Kurti u ka thënë veteranëve se nëse ata dëshirojnë që t’i marrin përfitimet duhet që të bëhet një ligji i ri për ta, pasi dihet që lista janë të fryera.

Veteranët po përdoren nga partitë opozitare, por sipas Rexhajt, opozita në qeverisjen e tyre, kishin qenë ata që i kanë larguar veteranët e UÇK-së nga ligji i cili i lidhte me pagën minimale.

“Kurti ka kërkuar që të bëhet një ligji i cili përfshin të gjitha këto problem”, ka thënë Rexhaj.

Ndërkohë, Rexhaj ka prezantuar tri çështje, të cilat do t’i zgjidhnin problemet e veteranëve.

Së pari, sipas tij, qeveria Kurti 2 ka vullnet që të bëjë këtë ligji, por duhet që të gjejë mbështetje te Organizatat e dala nga lufta.

Rexhaj ka thënë se ky ligji nuk mund të bëhet vetëm, po duhet që në atë të bashkëngjiten edhe veteranët po ashtu edhe partitë opozitare së bashku me qeverinë.

“Deri sa të vijë një zgjedhe duhet të vazhdojë pagesa e veteranëve siç është”, ka thënë Rexhaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit