Gjatë ditës së djeshme, ka filluar ndërtimi i dy urave të reja afër Ibrit në Mitrovicë.
Ky zhvillim ka zgjuar interesim të madh në opinionin publik në Kosovë.
Tema në fjalë, është trajtuar në veçanti edhe në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Aty panelistët dhanë mendimet e tyre lidhur me këtë ngjarje.
Analisti, Sali Rexhaj, u shpreh se Albin Kurti, i ka rrënuar krejt “urat” e bashkëpunimit të Kosovës.
“Faktikisht nëse e merr njeri si fenomen të urave Albin Kurtin, ai i ka rrënuar të gjitha urat që i kemi ndërtuar. Edhe me Amerikë, edhe me NATO-n edhe me Bashkimin Evropian. Çka është më e keqja, i ka rrënuar edhe ato me Qeverinë e Shqipërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Rexhaj në Klan Kosova.