13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Rexhaj ia ‘gjuan’ fajin Prokurorisë: Aktakuza e Banjskës u vonua, na dëmtoi në dialog

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar sërish Prokurorinë duke thënë se aktakuza ndaj Millan Radoiçiqit është vonuar.

Ai në “Debat Plus”, tha se përsëri është “më mirë vonë se sa kurrë”, por që sipas tij nëse kjo aktakuzë do ngritej më herët, Kosova do ta përdorte politkisht edhe në dialog.

“Është e vonshme, shumë e vonshme. Paramendoni që kjo aktakuzë të ngritej më herët, në cfarë avantazhi do ta vendoste Kosovën. Kurti s’do kishte nevojë ta kërkonte ekstradimin e Radoiciqit, do ta kishte si levë në duar një proes gjyqësor diku ka mesi apo me rrugë të kaluar ku do ishim me gojën plot. Në këtë aspekt nuk na ka ndihmuar gjyqësia përkundrazi na ka vonuar. Më mirë vonë se kurrë. Ky sistem i drejtësisë është i njëjti që ia ka hequr fletarrestin ndërkombëtar Radoiciqit”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit