5.4 C
New York
Friday, March 13, 2026

Buy now

Rexhaj i VV-së: Pse nuk thirret Haradinaj nga Prokuroria për deklaratat e tij, Haxhiu u thirr disa herë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kritikuar organet e drejtësisë për mos intervistimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga organet e drejtësisë për deklaratat e tij publike, për financimet e dyshimta të VV-së.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Rexhaj ka thënë se ministrja Albulena Haxhiu, për deklarata publike ishte ftuar për intervistim.

“Ministrja Haxhiu u ftua disa herë nga prokuroria pasi kishte dhënë disa deklarata në TV. Ramush Haradinaj edhe si Kryeministër që kishte kërcënuar prokurorin e sot edhe jep deklarata mbi financimet gjoja të dyshimta të VV-së nuk thirret nga askush….Pse!?”, ka shkruar Rexhaj.

Të ngjashme

Të fundit