Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka reaguar në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Rexhaj ka thënë se ata që po dalin në mbrojtje Klanit kanë dy pretendime të paqëndrueshme.
“Ata që po i dalin në mbrojtje Klanit, po mundohen të argumentojnë me dy pretendime të paqëndrueshme. Së pari që gjoja kjo na paska qenë gabim teknik, pra vendlindja e investitorit nga Serbia, dhe do të korrigjohet, dhe së dyti që gjoja qeveria po tenton të kufizojë fjalën e lirë.” – ka shkruar ai.
Duke renditur gjashtë pyetje, Rexhaj ka treguar se ku sipas tij është thelbi i cështjes.
“E në fakt, thelbi i çështjes është:
Kush në të vërtetë është pronari i KlanKosova?
Pse pronari i KlanKosova në regjistrin e bizneseve të Maqedonisë Veriore është regjistruar si investitor serb?
A ka ai nënshtetesi të Serbisë?
Prej nga është prejardhja e pasurisë së këtij pronari?
A është e lidhur nënshtetësia e këtij personi me burimin e financimit?
A vijnë paratë nga Serbia?” – ka shkruar ai ndër të tjera.