0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Rexhaj i VV-së: Po e mbrojnë Klan Kosovën me dy pretendime të paqëndrueshme

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka reaguar në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Rexhaj ka thënë se ata që po dalin në mbrojtje Klanit kanë dy pretendime të paqëndrueshme.

“Ata që po i dalin në mbrojtje Klanit, po mundohen të argumentojnë me dy pretendime të paqëndrueshme. Së pari që gjoja kjo na paska qenë gabim teknik, pra vendlindja e investitorit nga Serbia, dhe do të korrigjohet, dhe së dyti që gjoja qeveria po tenton të kufizojë fjalën e lirë.” – ka shkruar ai.

Duke renditur gjashtë pyetje, Rexhaj ka treguar se ku sipas tij është thelbi i cështjes.

“E në fakt, thelbi i çështjes është:

Kush në të vërtetë është pronari i KlanKosova?

Pse pronari i KlanKosova në regjistrin e bizneseve të Maqedonisë Veriore është regjistruar si investitor serb?

A ka ai nënshtetesi të Serbisë?

Prej nga është prejardhja e pasurisë së këtij pronari?

A është e lidhur nënshtetësia e këtij personi me burimin e financimit?

A vijnë paratë nga Serbia?” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit