9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rexhaj i VV-së kritikon opozitën se po kërkojnë të përkrahet policia ekonomikisht

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka thënë se kërkesat e Policisë janë çështje javës, të cilat së shpejti do të realizohen.

Ai në emisionin “Info Nata” tha se për këtë kanë punuar që tre muaj dy grupet punese të krijuara nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave.

“Fillimisht ka tre muaj e ca në nivel të dy ministrive, të Brendshme dhe të Ekonomisë, pra Sveçla dhe Murati kanë krijuar dy grupe punuese, që kanë punuar për shtesat në rrezikshmëri si dhe për kërkesat tjera të policisë dhe në fakt disa prej kërkesave të policisë do të realizohen së shpejti…unë mendojë që është çështja javës nuk besojë që është çështja muajsh”.

Sa i përket bojkotimit të seancave të Kuvendit të thirrura nga opozita për të diskutuar për policinë, ai tha se nuk mendon që opozita ishte e interesuar për  debate konstruktive.

“Opozita kishte thirrur një debat, në të cilin rolin konstruktiv dhe fitoren e Policisë së Kosovës…ta deduktonte në këto kërkesa. Mendojë se pas asaj zmbrapsjes së sulmit terroriste në Banjskë në veri, opozita ishte e interesuar që ta reduktonte kryesisht në kërkesa të policisë dhe si për rrjedhojë mendojë që pastaj u detyruan në një fare forme që krejt këtë sukses ta reduktojnë në një seancë, e ku ajo seancë do të i shpërbënte pastaj kolegëve tanë opozitare që realisht të linçonin, debatonin ndoshta edhe në mënyre jo në interes të Republikës së Kosovës. Pse po e them këtë? Po atë ditë pati deputetë që thanë se Njësia Speciale dhe ajo e Reagimit të Shpejtë mund të largohen nga policia përkohësisht, pra Policinë e Kosovës e reduktuan ose angazhimin e tyre e reduktuan në kërkesa të tyre dhe thanë se do të largohen. Kush janë? Kush e ka thënë këtë? Prej burimeve institucionale… ne nuk kemi pasur informacione që dëshirojnë të largohen…”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit