15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Rexhaj i reagon Stanos për Banjskën: Po e ledhaton Serbinë, dyftyrësi ndaj Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i LVV, Arbër Rexhaj, thotë se deklarata e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano se duhet pritur përfundimin e procesit gjyqësor për rastin në Bansjkë në mënyrë që unioni të veprojë ndaj Serbisë, tregon ledhatimin e BE-s ndaj Serbisë.

Rexhaj për RTV21 tha se  kjo është një padrejtësi e radhës ndaj Kosovës dhe dëshmi që shteti ynë dhe Serbia nuk trajtohen njëjtë.

“Mendoj që përnjëmend Stano po e thotë një gjë me gojën e vet: ne po e ledhatojmë Serbinë derisa po e ndëshkojmë Kosovën. Nga ajo çfarë më dukje të parë duket që konkludon Stano është që ne po e ledhatojmë Serbinë dhe në një far forme duke pasur parasysh që aktakuza u ngrit me një vit vonesë, duke pasur parasysh faktin që ministri i punëve të brendshme, drejtori i policisë kanë organizuar një konferencë për media ku kanë paraqitur gjithë arsenalin e armatimit…duke pas parasysh qe sulmin në Banjskë si veprim i aneksimit të një pjese të veriut  e kemi argumentuar me 5 mijë fakte,  kjo më sa duket si lë përshtypje Stanos…Mendoj që është një lloj dyfytyrësie e tij karshi Kosovës dhe kjo s’është e mirë”, tha Rexhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit