16 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Rexha: VV është munduar t’i kontaktojë të gjitha partitë, konstituimi obligim kushtetues

- Advertisement -

Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, tha se partia e tij ka tentuar përmes metodave të ndryshme të komunikojë me të gjitha subjektet politike për të arritur marrëveshje për votim të fshehtë dhe koalicion, përfshirë edhe LDK-në.

“Sigurisht kur ka përfunduar zgjedhjet nuk kemi pasur pasqyrë të qartë vazhdimi e seancave në këtë formë. Gjatë këtyre kohëve VV-ja është munduar që përmes metodave të ndryshme të flas me të gjitha subjekte politike dhe për votimin e fshehtë dhe letra e dërguar e LDK-së për koalicion. Obligimin tonë kushtetues e kemi kryer dhe konstituimin bëhet nga të gjithë deputetët sepse e kanë për obligim për votat e qytetarëve. Do të gjinden një zgjidhje i thërras të gjithë kolegët të cilët e kanë për obligim të konsitutiojnë pastaj të shkojmë në fazën e tjetër”, ka thënë Rexha. /EO/

Të ngjashme

Të fundit