17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Rexha thotë se Qeveria Kurti po e vazhdon luftën e saj ndaj mediave

- Advertisement -

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se projektligji i Qeverisë Kurti 2 për mediat online  është luftë ndaj mediave.

“Telashet kryesore janë se kjo do të ndikojë direkt në pluralitein e mediave për shkak të sjelljes dhe qasjes së kësaj qeverie qysh prej fillimit dhe luftës së vazhdueshme ndaj mediave”, ka thënë Rexha.

Sipas tij, ky veprimi i qeverisë është për shkak të politizimit edhe të institucioneve të pavarura.

“Ne e dijmë se  kryetari i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës është Nur Boja i cili ka qenë nga Peja dhe është njeri i Lëvizjes Vetëvendosje edhe të tjera institucione që votohen nga Kuvendi i Kosovës që duhet të përfaqësojnë dhe të jenë të pavarura nga politikat e qeverisë e kemi parë se kjo qeveri edhe Vetëvendosje ka provuar t’i ndikojë edhe këtë e ka bërë me Komisionin e Pavarur për Media edhe me disa institucione”, ka sqaruar ai.

Sipas Rexhës rritja e numrit të anëtarëve të bordi të KPM-së ka vetëm një qëllim mbushjen e tij me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje ai thotë se projektligji i ri qeverisë Kurti 2 “ do të përdorët për t’i ndëshkuar ata zëra kritik në media online duke marrë parasysh  se gjobat shkojnë deri 40 mijë euro ne durojmë se duke parë këtë qeveri siç ka qenë deri me tani se do të shkojë kundër mediave që  ajo i sheh se janë kritike për të që ja nxjerrin skandalet, ose mos mbajtjen e premtimeve”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit