Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, se sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve në vend nuk janë të rastësishme, por të organizuara dhe me vetëdije.
“Nuk pati dialog, pati ashpërsim të gjuhës dhe sulme të vazhdueshme, që unë i vlerësoj si të organizuara. Janë të bëra me vetëdije, me qëllimin e vetëm për të degraduar punën e gazetarëve dhe mediave, sidomos kur ato raportojnë me të gjitha faktet për një skandal të qeverisë apo keqmenaxhim të parasë publike”, tha Rexha në Rubikon.
Ai shtoi se qëllimi i këtyre sulmeve është që publikut t’i dërgohet mesazhi se nuk duhet t’u besojnë mediave edhe atëherë kur faktet janë të qarta.
“Shumë shpesh, gazetarët që e bëjnë punën e tyre përballen me akuza të pabaza se janë kundër Kosovës, gjë që akuzë e pabazë për gazetarët”, theksoi Rexha.