Home Lajme Rexha i PDK-së: Ndryshimi i Ligjit për çmimin e barnave është i domosdoshëm

Rexha i PDK-së: Ndryshimi i Ligjit për çmimin e barnave është i domosdoshëm

0
Rexha i PDK-së: Ndryshimi i Ligjit për çmimin e barnave është i domosdoshëm

Kandidati për deputet nga PDK-ja me numrin 69, Fatbardh Rexha në ”Click” të RTV21 tha se Kosova duhet ta ketë një ligj për çmimin e barnave që ofron qasje liberale të tregut.

”Kosova duhet ta ketë ligjin për çmimin e barnave, jo në mënyrën aktuale të operimit të tij. Programi ynë e parasheh që tregu farmaceutik të ketë qasje liberalizuese dhe stimulues nga shtetit me grantet për operimet e tyre deri ne 30%. Shumë kompani farmaceutike nuk kanë interes të operojnë në Kosovë. Ligji për çmimet e barnave duhet të jetë një ligj që ofron qasje liberale të tregut”, tha Rexha.

PDK-ja planifikon dyfishimin e buxhetit për barnat esenciale, premton 150 milionë euro

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fatbardh Rexha në ”Click” të RTV21 tha se PDK synon dyfishimin e buxhetit për barnat esenciale, duke siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë ata me sëmundje kronike, të kenë qasje të pakufizuar në këto barna.

”Programi ynë parasheh dyfishim të buxhetit për listen esenciale të barnave, nga sa është tash planifikohet rreth 150 milionë euro të shpenzohen në furnizim me barrna esenciale të gjithë qytetarët e Kosovës. Të gjith qytetarët e Kosovës, sidomos ata me sëmundje kronike do t’i siugrojnë barrnat nga lista e barrnave esenciale”, tha Rexha.

PDK synon kthimin e mjekëve në Kosovë përmes reformave në shëndetësi”

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fatbardh Rexha në ”Click” të RTV21 ka theksuar se në dy vitet e fundit rreth 300 mjekë kanë lënë Kosovën, duke e lidhur këtë fenomen me kushtet jo të mira të punës.
Rexha ka theksuar gjithashtu se ka shumë mjekë të papunë dhe qëllimi i PDK-së është kthimi i mjekëve në Kosovë.

”Në dy vitet e fundit afër 300 mjekë e kanë lëshuar Kosovën arsyeja pse ata ikun  është për shkak të kushteve jo të mira të punës, në këtë kontekst progrmai ynë e ka vlerësuar si të nevojshme qasjen afirmative në këtë drejtim dhe do ta struktoroj do ta reformojë mënyren e ndarjes së specializimeve në atë formë që ato mos të varen nga ndikimet politike. Kemi shumë mjekë pa punë”, tha Rexha.

Exit mobile version