Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, doktor Fatbardh Rexha, ka përkujtuar të rënët në Masakrën e Reçakut.
Rexha ka thënë se “masakra e Reçakut, krim kundër njerëzimit që familjarët e viktimave nuk gjejnë qetësinë shpirtërore nga mungesa e denimit ndaj kriminelëve”
“‘Nga ajo që pashë personalisht, nuk hezitoj që ta përshkruaj ngjarjen si masakër, duket qartë, padyshim një krim i rëndë kundër njerëzimi. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time’ ishin fjalët e para të Ambasadorit Walker 45 shqiptarë në mesin e tyre fëmijë dhe gra, u masakruan atë ditë”, ka shkruar Rexha në Facebook.