Dy avionë luftarakë pa pilot të modelit Bayraktar KIZILELMA realizuan për herë të parë në botë fluturimin autonom “në formacion të afërt” gjatë një testi në Qendrën e Trajnimit dhe Testimit AKINCI në Çorlu.
Prototipet e KIZILELMA-s kryen manovra të sinkronizuara, duke ruajtur autonomisht formacionin. Ky po shihet si një hap i rëndësishëm në historinë e aviacionit.
Baykar shpjegoi se zhvillimi i kësaj teknologjie synon që detyra ajrore të kalojnë tek sisteme autonome që mund të veprojnë si flotë nën një udhëheqje të vetme. Gjatë testit, KIZILELMA-s realizuan një mision patrullimi ajror luftarak (CAP).
Baykar e theksoi se KIZILELMA është zhvilluar me burime vendase dhe do të evoluojë për të mundësuar operacione të koordinuara me platforma të shumta.
Kryetari i Bordit të Baykarit, Selçuk Bayraktar, deklaroi: “Për herë të parë në botë! Dy avionë luftarakë pa pilot realizuan me sukses fluturimin autonom në formacion të afërt”.
Drejtori i Përgjithshëm i Baykarit, Haluk Bayraktar, shtoi se kompania synon të jetë “jo kopjuese, por novatore dhe e ndjekur nga të tjerët”.
Baykar është një nga kompanitë kryesore në fushën e mjeteve ajrore pa pilot, me kontrata eksporti në dhjetëra vende.





