0.3 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Revolucion në kampionatin japonez: Ndeshjet që përfundojnë baras, shkojnë në penallti

- Advertisement -

Kampionati japonez J-League, ka prezantuar një risi të madhe për sezonin e saj të 100-të në vitin 2026, duke hequr përkohësisht barazimet nga ndeshjet.

Sipas rregullit të ri, ndeshjet që përfundojnë në barazim pas 90 minutave do të vendosen përmes gjuajtjeve të penalltive.

Fituesi i penalltive do të marrë dy pikë, ndërsa skuadra humbëse do të fitojë një pikë.

Fitoret e arritura brenda kohës së rregullt mbeten të pandryshuara, me tre pikë për fituesin dhe zero për humbësin.

Ky rregull do të zbatohet vetëm gjatë sezonit kalimtar të vitit 2026, i cili do të zhvillohet nga shkurti deri në qershor.

Elita e futbollit japonez po harmonizon kalendarin e saj me atë evropian, i cili do të nisë më vonë, në gusht ose shtator.

Organizatorët e ligës deklarojnë se qëllimi është rritja e spektaklit dhe ulja e numrit të barazimeve.

Megjithëse rregulli është zyrtarisht i përkohshëm, zyrtarët pranojnë se e ardhmja e tij mund të rishqyrtohet nëse rezulton i suksesshëm dhe pritet pozitivisht.

Të ngjashme

Të fundit