Në një nga diskotekat e Gjilanit pas mesnatën e vonë të ditës së sotme është raportuar për gjuajtje me armë zjarri dhe me mjete shpërthyes.
Në këtë diskotekë po performonin reperët Mozzik dhe Getinjo,
Për këtë nga Policia e Kosovës ka folur Ismet Hashani zëdhënës për rajonin e Gjilanit.
Ai ka konfirmuar rastin e ndodhur pasmesnatën e vonë të ditës së sotme.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një gëzhojë dhe një granat dore të pa shpërthyer në oborrin e kësaj diskoteke.
Pas kësaj personat që ishin në diskotekë janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, ndërsa mjeti i pa shpërthyer është deminuar me sukses nga njësitet përkatëse të policisë.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan me datë 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës dhe një granat dore e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjatjes në drejtim të panjohur.
Të gjithë personat që kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurtë janë evakouuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi I vendit të ngjarjes dhe mjeti I pa shpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim i Policisë Kosovës.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të cilit është regjistruar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor rajonal”, thuhet në përgjigjen e policisë./Lajmi.net