17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Revista “Time” publikon listën me 100 personalitetet më me ndikim të vitit: Mes tyre janë Donald Trump, Elon Musk dhe Serena Williams

- Advertisement -
Revista “Time” përpiloi një listë me 100 njerëzit më me ndikim në vitin 2025 dhe përfshinte personalitete nga sfera të ndryshme të veprimtarisë.

Kjo revistë e famshme ka grupuar personalitetet e famshme në gjashtë kategori – artistë, ikona, liderë, titanët, pionierë dhe novatorë, e në mesin e tyre ka disa persona që konsiderohen të diskutueshëm.

Në listë përfshihen, ndër të tjera, muzikanti Ed Sheeran, aktorja Demi Moore, tenistja Serena Williams, Scarlett Johansson, gjimnastja Simone Biles, aktorja Blake Lively, si dhe gazetari David Muir, presidenti amerikan Donald Trump, nënpresidenti amerikan JD Vance dhe drejtori i Space, X dhe Tesla, Elon Musk.

Është interesant fakti që Serena Williams e gjeti veten në kategorinë “titan”, por shumë besojnë se kjo është e merituar, pasi ajo është renditur si tenistja më e mirë në histori dhe është edhe sportistja më e paguar e të gjitha kohërave.

Përveç kësaj, në shkurt të këtij viti, ajo tërhoqi vëmendjen në pjesën e parë të Super Bowl kur u shfaq gjatë performancës së reperit Kendrick Lamar.

Përveç saj, në këtë listë në të njëjtën kategori ishin edhe personalitete si: aktorja Blake Lively, biznesmeni amerikan Ed Bastian, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, gjimnastitja Simone Biles, CEO i Netflix, Ted Sarandos e të tjerë.

Në listën e kategorisë “ikonë” është edhe aktorja Demi Moore, e cila për herë të parë këtë vit ishte në garë për Oscar për aktoren më të mirë, por pavarësisht parashikimeve, nuk e fitoi atë. Megjithatë, para Oscars, ajo fitoi një Golden Globe për të njëjtin rol.

Gjithashtu në të njëjtën kategori me Demi Moore ishin: aktori dhe fituesi i dyfishtë i Oskarit Adrien Brody, aktori japonez Hiroyuki Sanada, shkrimtarja amerikane Raquel Willis, notari francez Léon Marchand etj.

Gjithsesi, vëmendje të veçantë tërhoqi kategoria e “liderëve”, ku ndër të tjera më me ndikim konsiderohen Donald Trump, Elon Musk dhe JD Vance.

Të gjithë listën e të famshmëve, të zgjedhur nga revista “Time”, mund ta shihni këtu.

Të ngjashme

Të fundit