1.4 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Revista Rolling Stone publikon në faqen e Instagramit imazhe të J Balvin dhe Dua Lipës: Superyjet bëhen bashkë në Kosovë

- Advertisement -

“Sunny Hill” ka bërë bujë të madhe gjatë këtyre ditëve jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Festivali, që mblodhi bashkë në Kosovë yje nga tregu vendor e ndërkombëtar, pati zhvillime të shumta e performanca të ndryshme.

Në këtë ngjarje të madhe kulturore ka qenë për të performuar edhe Jose Alvaro Osorio Balvin, i njohur për audiencën si J Balvin.

Së fundmi revista e famshme amerikane, Rolling Stone, në faqen e tyre në Instagram ka publikuar fotografi të J Balvin, ku shfaqet përkrah Dua Lipës.

“Superyjet bëhen bashkë në Kosovë”, thuhet në përshkrimin e tyre duke ia bashkangjitur edhe një ‘emoji’ me flamurin e Kosovës.

Dua po ashtu këndoi në natën e parë të “Sunny Hill”, disa nga këngët më të suksesshme të reportoarit të saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit