2.5 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

“Reuters”: Trumpi po e shqyrton Grenellin për emisar të posaçëm për Iranin

- Advertisement -

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tani është duke e konsideruar ish-emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, për të dërguar të posaçëm të ShBA-së për Iranin, sipas dy personave të afërt me planet e tranzicionit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ai definitivisht është në garë” – tha një person i afërt me diskutimet rreth traniziconit, i cili kërkoi që të mos identifikohej, raporton agjencia e njohur e lajmeve.

Ende nuk është bërë zyrtar ndonjë vendim qoftë për personelin, qoftë për strategjinë rreth Iranit nga Trumpi, përfshirë atë nëse ndaj këtij shteti do të vendosen sanksione të reja apo jo, nëse do të ndiqet diplomacia apo të dyja opsionet, me qëllim që të ndalet programi bërthamor i Teheranit.

As ekipi i Trumpit, as Grenelli nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Planet e Trumpit për këtë rol nuk janë raportuar më parë.

Megjithatë, shqyrtimi i një aleati kyç për një pozitë të tillë sinjalizon për rajonin se presidenti i ri mund të jetë i hapur për bisedime me një shtet të cilin ai më parë e ka kërcënuar dhe forcat e të cilit janë përpjekur për ta vrarë, sipas autoriteteve amerikane. Sidoqoftë, Irani e ka mohuar pretendimin.

Në këtë rol, pritet që Grenellit t’i kërkohet që të bisedojë me shtete në rajon dhe përtej tij për çështjen e Iranit si dhe matjen e “temperaturës” së Teheranit rreth bisedimeve të mundshme, tha njëri nga burimet.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili shihet si relativisht i moderuar, ka thënë pas fitores së Trumpit se Teherani duhet “të merret me ShBA-në” dhe “t’i menaxhojë” marrëdhëniet me Uashingtonin.

Irani ka pësuar një varg goditjesh strategjike, përfshirë sulmet e Izraelit ndaj grupeve prokura të Teheranit, Hamasi në Gaza e Hezbollahu në Liban, si dhe rrëzimin nga pushteti të aleatit Bashar al-Assad në Siri.

Kjo nuk është pozita e parë që Trumpi e ka shqyrtuar për Grenellin, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si ambasador i ShBA-së në Gjermani dhe drejtor në detyrë i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Ishte raportuar se Grenelli po shqyrtohej për pozitën e sekretarit të Shtetit e më pas si emisar i posaçëm për luftën në Ukrainë. Sidoqoftë, këto poste iu dhanë senatorit Marco Rubio, përkatësisht gjeneralit të pensionuar, Keith Kellogg./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit