2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Reuters”: Trump po e shqyrton Grenellin për emisar të posaçëm për konfliktin Ukrainë – Rusi

- Advertisement -

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke e shqyrtuar ish-emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, për të dërguar të posaçëm për konfliktin Ukrainë – Rusi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar katër burime me njohuri rreth planeve të tranzicionit.

Grenelli, i cili më parë ka shërbyer edhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit si president, do të luante një rol kyç në përpjekjet e Trumpit për ta ndalur luftën, nëse ai emërohet në këtë post, thekson agjencia “Reuters”.

Përderisa tani për tani nuk ka emisar të posaçëm amerikan që është i angazhuar ekskluzivisht për zgjidhjen e konfliktit mes Ukrainës e Rusisë, Trumpi po e shqyrton krijimin e kësaj pozite, sipas katër burimeve, të cilat kërkuan anonimitet për të folur rreth diskutimeve të brendshme.

Trumpi mundet që përfundimisht të mos emërojë emisar të posaçëm për konfliktin në Ukrainë, edhe pse ai fuqishëm po shqyrton një gjë të tillë, thanë burimet. Nëse presidenti i zgjedhur e bën këtë, ai në fund mund të zgjedhë dikë tjetër për atë pozitë dhe nuk ka garanci se Grenelli do ta pranonte postin e ofruar.

Në muajin korrik, Grenelli e kishte mbrojtur krijimin e “zonave autonome” si mënyrë për zgjidhjen e konfliktit. Ai gjithashtu ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt, pozicion që e ndan me shumë aleatë të tjerë të Trumpit.

Karoline Leavitt, zëdhënëse e ekipit të tranzicionit të Trumpit, refuzoi që të komenonte, përpos që tha se vendimet e presidentit zgjedhur rreth personelit “do të vazhdojnë të njoftohen nga ai, kur ato të merren”.

Vetë Grenelli nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, raporton agjencia “Reuters”.

Emri i tij më parë ishte përmendur për postin e sekretarit të Shtetit, por në atë pozitë tashmë është emëruar Marco Rubio, vendim që ka befasuar dhe mërzitur disa prej aleatëve të ngushtë të Grenellit./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit