-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Reuters: Rusia nuk i ka përdorur as për së afërmi kapacitetet e plota ndaj Ukrainës

- Advertisement -

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA-së, ka folur për Reuters rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Ai ka thënë se Rusia nuk i ka përdorur kapacitetet e saj të plota ndaj Ukrainës, transmeton Gazeta Express.

“Ajo që kemi parë deri tash, në këto orët e para, janë në linjë me vlerësimet tona të mëhershme. Qëllimi i Putin është i qartë: t’ja ‘presë kokën’ qeverisë aktuale Ukrainase”, ka thënë ky zyrtar.

“Kjo është vetëm faza e parë e një pushtimi të përmasave të mëdha. Rusia në këtë pushtim ka përdorur një numër të limituar të mbi 150,000 trupave që janë rreth Ukrainës. Nuk besojmë se Rusia ka përdorur as për së afërmi kapacitetet e plota që ka në dispozicion”, ka shtuar zyrtari. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit