Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka shkruar për rastin e Klan Kosovës, ku MINT-i refuzoi ankesën e televizionit për pezullimin e certifikatës së biznesit.
Tutje, Reuters citoi edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët u shprehen të tronditur nga vendimi i MINT-it, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë të përbashkët nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të njohura si QUINT-i, dhe zyra e BE-së në Kosovë, thuhet se janë të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga qeveria.