Forcat indiane kanë sulmuar Pakistanin me raketa në tre lokacione, tha zëdhënësi ushtarak i Pakistanit, i cituar nga televizioni shtetëror i vendit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ka gjithashtu raportime për granatime intensive dhe shpërthime të forta në zonat kufitare të shtetit të Kashmirit të administruar nga Pakistani.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar.
India akuzon Pakistanin për mbështetjen e terrorizmit ndërkufitar – një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht.