-10.7 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Retkoceri për arrestimin e Mujecit me drogë: Është shqetësuese kush i përfaqëson qytetarët, ai është mbrojtur nga pushteti

- Advertisement -

Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka reaguar pas arrestimit në Shqipëri të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, nën posedimin e 10 mijë dozave të drogës.

“Me 10 mijë doza drogë qenka kapur në Shqipëri, Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, në vlerë prej 400 mijë euro. Është jashtëzakonisht shqetësuese kush e përfaqëson votën e prishtinasve nga radhët e VV-së”, ka shkruar Retkoceri.

Ai ka thënë se Dejona Mihali besoj ka për të thënë diçka edhe për këtë, ndërkaq pret edhe një supërparaqitje të Xhelal Sveçlës.

“Në Kosovë, besnikët e Vetëvendosjes nuk zihen kurrë, sepse pushteti i mbron. Ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dilerë të mëdhenj, si ky asamblisti ynë, saqë i kalojnë edhe kufijtë e shtetit. Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën”, ka përfunduar Retkoceri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit