Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se reshjet e pandërprera gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar kanë shkaktuar rritje të niveleve të disa lumenjve në vend.
“Si pasojë e reshjeve të pandërprera sidomos nga pas dita e datës 14/02/2026 dhe gjatë tërë natës, kanë ndikuar në ngritjen e niveleve në disa lumenjë, konkretisht në Pellgun e Lepencit dhe të Moravës së Binçës. Kjo situatë mund të shkaktoj vërshime lokale. Aktualisht lumi Lepencit në vendëmatjen hidrometeike në Hani të Elezit është në ngrithe (2.93 m). Po ashtu edhe lumi Morava e Binçës në vendëmatjen hidrometrike në Viti, është në ngritje (1.33m). Edhe lumi Nerodimes në Kaçanik, është në ngritje (15.02.2026 08h .0.82 m)”, tha instituti në një njoftim.
IHKMK tha se “lumenjtë tjerë të vendit janë në rrjedha të tyre normale dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për vërshime/përmbytje”.
“Sasia e reshjeve në Brezovicë: 24.8 mm (l/m2) Hani Elezit: 36.8”.






