-0.2 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Reshjet e borës, MMPHI: Gjendja e rrugëve është e kalueshme

- Advertisement -

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha të borës.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se këto informata janë nga tereni nga menaxherët rajonal dhe të autodhëve.

“Tē rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore që duhet vozitur me kujdes të shtuar”.

“Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve”, thuhet në njoftim.

Ministria kërkon nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe.

Poashtu, edhe Komuna e Prishtinës me anë të një postimi në Facebook, sot ka bërë të ditur se janë pastruar rrugët për të cilat edhe Klankosova.tv ka raportuar se ishin të bllokuara dhe kishte vështirësi të qarkullimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit