Reshjet e borës gjatë mbrëmjes kanë mbuluar rrugët e kryeqytetit.
Klan Kosova raporton se rrugët nuk janë pastruar nga ekipet mirëmbajtëse, çka edhe e ka bërë më të vështirë qarkullimin e automjeteve.
Ndër të tjera ajo bëri të ditur se për shkak të gjendjes aktuale të rrugës në Lakrishtë dhe ngricave të shkaktuara, po krijohen edhe kolona.






