Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar debati mbi pabarazitë gjinore të grave në shoqëri.
Pjesë e këtij debate ishte edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj.
Ajo tha se duhet tejkaluar paragjykimet se politika konsiderohet fushë e dedikuar për burrat.
“Përfundimisht duhet tejkaluar paragjykimet se politika konsiderohet fushë e dedikuar për burrat, nëse analizojmë ndër vite situatën në tri institucionet kryesore politike të vendit, ky konstatim ende qëndron, ndonëse në vitet e fundit, kemi një progres të lehtë”.
Reshitaj gjithashtu pati edhe një kërkesë për Qeverinë e vendit.
“Jemi dëshmitarë të gjuhës së urrjetjes dhe dhunës ndaj gruas. Këto transmetojnë një mesazh se gruaja duhet të qëndrojë jashtë jetës publike. Qeveria të bëjë hartimin e një platform online për paraqitjen e rasteve të dhunës”, u shpreh ajo.