0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Reshitaj: Do votoj pro tërheqjes së Trustit, shkak rritja e çmimeve

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka deklaruar se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës do të votojë pro tërheqjes së 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke përmendur këtu rritjen e çmimeve.

“Niveli i lartë i çmimeve ka bërë që këtyre ditëve të marr shumë kërkesa nga qytetarët për të përkrahur Projekligjinin që hap mundësinë e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti. Nga shumë kontakte e takime që kam pasur me qytetarë , konstatimi ka qenë se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e zgjidh krizën ekonomike në vend, por natyrisht se do të jetë ndihmës për të përballuar situatën ekonomike nga trendi  i rritjes së çmimeve të konsumit”, ka shkruar Reshitaj.

Ajo gjithashtu tha se mori besimin e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në Kuvend, transmeton lajmi.net.

“Unë kam marr besimin e qytetarëve për të qenë Zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pranë tyre dhe me ta kurdo që atyre u nevojitet mbështetja ime. Prandaj sot në përgjigje të të gjithë atyre që më kanë kërkuar mbështetje për miratimin e Projekligjit që hap mundësinë për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti u them se do të votoj PËR”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Sot, Vota ime është Pro Trustit!

Niveli i lartë i çmimeve ka bërë që këtyre ditëve të marr shumë kërkesa nga qytetarët për të përkrahur Projektligjin që hap mundësinë e tëheqjes së një pjesë të mjeteve nga Trusti.

Nga shumë kontakte e takime që kam pasur me qytetarë , konstatimi ka qenë se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e zgjidh krizën ekonomike në vend, por natyrisht se do të jetë ndihmës për të përballuar situatën ekonimike nga trendi i rritjes së çmimeve të konsumit.

Unë kam marr besimin e qytarëve për të qenë Zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pranë tyre dhe me ta kurdo që atyre u nevojitet mbeshtetja ime.

Prandaj sot në përgjigje të të gjithë atyre që më kanë kërkuar mbështetje për miratimin e Projekligjit që hap mundësinë për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti u them se do të votoj PËR .

Gjithashtu ju bëjë ftesë te gjithë kolegëve të mi deputet që ta mbështesin këtë Kërkesë të qytetarëve duke votuar PËR miratimin e këtij Projektligji!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit