11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Republika e Kosovës”, Vuçiç nervozohet me gazetarin malazez, i drejton gishtin: Mos më ndërprisni

- Advertisement -

Presidenti serb Aleksanda Vuçiç ka folur dje para gazetarëve në Mal të Zi, aty ku po merrte pjesë në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat.

Vuçiç u shfaq nervoz kur një gazetar i televizionit të Podgoricës e pyeti për situatën me Kosovën duke përdorur termin “Republika e Kosovës”, duke i renditur atij se çfarë kishte ndodhur që nga ardhja e SNS në pushtet.

“Faleminderit që e bëtë këtë. Po të mos e kishit bërë, shumë do të dyshonin në fjalët e mia. Kështu u bindën të gjithë se sa të drejtë kam unë. Nuk ka Republikë të Kosovës, nuk ekziston sipas të drejtës publike ndërkombëtare” tha Vuçiç dhe vazhdoi:

“Nuk ekziston sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk ekziston sipas Rezolutës 1244. Nuk më shqetëson fakti që ju gëzoheni dhe doni të provokoni qëllimisht duke thënë Republika e Kosovës, imagjinoni që po flas për “Republika e Gusinjes” apo “Republika e Pljevljes” nuk do të flas kështu sepse nuk ekziston”, tha Vuçiç dhe shtoi se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Kur gazetari filloi t’i përgjigjej Vuçiç filloi të tundte gishtin:
“Mos më ndërprisni, hej, ngrihuni pak, ngrihuni pak dhe mos më ndërprisni, se unë dëgjova me kujdes gjithçka. Pra, ne kemi vërtetuar se ju nuk e mbështesni rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së. Ne kemi vërtetuar se ju përkrahni ndarjen e Republikës së Serbisë dhe lëvizjet separatiste në territorin e Serbisë. Nuk do të ketë ndryshim qëndrimi. Sa për kartat e identitetit dhe gjithçka tjetër, unë jam i kënaqur për të gjitha. Ne kemi qenë gjithmonë për tregtinë e lirë, fluksin e mallrave, kapitalit, shërbimeve, gjithçka. Nuk ka të bëjë me statusin shtetëror-juridik”, tha Vuçiç.

Debati në videon e mëposhtme nga minuta 20:15.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit