Mediat serbe i janë falënderuar huliganëve çekë për mesazhet e tyre skandaloze e nacionaliste në raport me shqiptarët.
Huliganët çekë vendosën mbrëmë në ndeshjen kundër Shqipërisë flamuj kombëtar dhe të Kosovës të kthyer mbrapsht duke mos pranuar kështu shtetësinë e të dyja shteteve
Përpos këtyre flamujve, ata paraqitën edhe Kosovës si pjesë të Serbisë.
Ndonëse pjesa më e madhe e tifozëve reaguan kundër këtyre ofendimeve, mediat serbe i kanë falënderuar huliganët çekë.
“REPUBLIKA ÇEKE VËLLEZËR SERBË! Ata dërguan një mesazh kundër Shqipërisë – “Jo dorëzim, Kosova është Serbi”, thuhet në artikullin e Novostit.
Ndaj skandalit të huliganëve çekë mbrëmë pas ndeshjes ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit duke kritikuar veprimet e tifozëve vendas.
Shqipëria u mposht nga Çekia me rezultat 2:0, në ndeshjen që ishte e vlefshme për Ligën B të Ligës së Kombeve.