19.2 C
New York
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

Reporteri i luftës: Çfarë po ndodhte në Drenicë, nuk e besonin as një pjesë e popullatës në Prishtinë

- Advertisement -

Gazetari Nuhi Bytyçi,i cili ka raportuar gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer për situata gjatë raportimit në këtë periudhë.

Bytyqi ka thënë se raportimi gjatë kësaj kohe ka qenë i vështirë dhe i rrezikshëm, por që kanë pasur vullnet të madh për të informuar botën se çfarë po ndodhte në Kosovë.

Por, ai ka thënë se në fillimet e luftës për atë se çfarë po ndodhte në Drenicë, ka qenë e vështirë me bind jo vetëm faktorin ndërkombëtar por edhe një pjesë të popullatës që jetonin në Prishtinë.

“Shumë vështirë ka qenë, jo vetëm faktorin ndërkombëtarë por mjerisht edhe të në pjesë e popullatës tonë që kanë jetuat në Prishtinë dhe qytetet tjera. Unë visha nga Drenica, i informoja se çfarë gjendje është, ata nuk besonin”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai thotë se kjo ka ndodhur edhe për faktin se lidershipi politik shqiptar nuk ka qenë në nivel të përgjegjësisë ta mobilizojë popullin rreth UÇK-së.

Bytyqi ka treguar se montazhet e filmimeve që i bënin i montonin në shtëpinë e familje Doberçani.

“Emisionet i kemi montuar në familjen Doberçani, Ergyn dhe Ekrem Dobercani të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim, i montonim në shtëpinë e tyre ku ishin edhe familja e tyre ku ishte shumë rrezik, se po të zbulohej ajo pikë montazhi do të ishte fatale për ne dhe familjen”, ka thënë Bytyqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit