Eva i ka prezantuar botës djalin e saj. Reperja dhe aktorja mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj, sipërmarrësin Maximillion Cooper. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eva duke postuar një foto të vogëlushit duke fjetur.
“Djali ynë i bukur lindi më 1 shkurt 2022. Wilde Wolf Fife Alexander Somers Cooper. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë ndjenjë.”, tha ajo. Dyshja u martuan në vitin 2014. Për revistën People, Eva tha gjatë karantinës u afruan më shumë me njëri-tjetrin.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/02/therealeve_273577107_327619225952131_2550795020522816173_n-1-640x800.jpg)
“Kjo do të tingëllojë kaq e çuditshme dhe betohem, kërkoj falje sepse nuk jam romantike…Na afroi më shumë dhe më bëri të kuptoj: “Uau, ne zgjodhëm njëri-tjetrin dhe kjo është një zgjedhje e shkëlqyer”, tha ajo pak kohë më parë për partnerin.
![Eve reveals pregnancy on Instagram: 'We finally get to tell everyone!' - KVIA](https://kvia.b-cdn.net/2021/10/hypatia-h_b905cf858858e19ba6fa16453bd4a19b-h_dc1e3193a93bbacf8d26ab691c28a2cb-300-scaled.jpg)