21.9 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Reperja Cardi B ndez rrjetin me flamurin shqiptar në eventin e saj të fundit

- Advertisement -

Cardi B s’po ndahet dot nga shqiptarët.

Pas videos virale ku ajo pyeste një djalë shqiptar për “përkthimin pikant” të emrit të saj në shqip, reperja ka shkaktuar sërish bujë me një moment të ri.

Këtë herë, ylli i hiteve botërore është kapur krah një djali shqiptar të quajtur Drino, në një event që duket të jetë promovimi i albumit të saj më të fundit, “Am I the Drama?”.

Dhe detaji më i bujshëm? Cardi shfaqet e mbështjellë plot krenari me flamurin kuqezi, duke ndezur edhe më shumë komentet online.

Fansat shqiptarë janë të çmendur pas saj – dhe duket se lidhja e Cardi-t me publikun tonë vetëm sa po bëhet më e fortë!

 

Të ngjashme

Të fundit