Dhunimi i të moshurës në Pejë, nëna e dëshmorit Taulant Nuka, ka shokuar mbarë opinionin publik. Të shumtë ishin personazhet publikë që reaguan pas videos që bëri bujë në media, ku shihej një punonjëse duke i gjuajtur me shpulla të moshuarës ndërsa disa të tjera qeshnin dhe filmonin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi i njohur Mozzik thotë se do të ofrojë mbështetje financiare për familjarët, duke ofruar ndihmën e avokimit për rastin në fjalë. “PSE E KQYRA KËTË VIDEO? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme!
