Home Lajme Reperi kosovar, në mesin e të arrestuarve sot në Shqipëri nën akuzat për trafik droge

Reperi kosovar, në mesin e të arrestuarve sot në Shqipëri nën akuzat për trafik droge

0
Reperi kosovar, në mesin e të arrestuarve sot në Shqipëri nën akuzat për trafik droge

Kryelajmi i ditës së sotme është arrestimi i disa shtetasve kosovarë në Shqipëri nën akuzat për trafik droge në vlera prej qindra mijëra eurosh

I arrestuar është Besnik Mujeci, këshilltar i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por ai nuk rezulton të jetë i vetmi personazh nga jeta publike që është në mesin e të arrestuarve.

Mithat Ramadani nuk është emër i panjohur nga shoubizzi.

Ai është reper me disa projekte të publikuara, raporton Prive.al.

Mithati në pjesën artistike njihet me emrin Despoti, teksa projektin e fundit muzikor e ka të publikuar para pak ditësh.

Vetëm pak ditë më parë, në “Andrra Stage” të “DokuFest” ai ka performuar me BimBimmën e të tjerë emra, përfshirë Besa M e Killua.

Exit mobile version