26.6 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Reperi Buta në paraburgim, akuzohet për shitblerje të drogës dhe armë ilegale

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj rep-artistit Betim Januzi, i njohur si Buta, për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, raporton Betimi per Drejtesi.

Buta u ndalua më 11 shtator dhe tani është në paraburgim, pas kërkesës së prokurorit për caktimin e masës prej 30 ditësh.

“Duke iu referuar kërkesës suaj për informacion, ju njoftojmë se më 11 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar i dyshuari B.J., në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sanksionuar me nenin 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit, ndaj të pandehurit B.J., me datë 12 shtator 2025, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të arsyeshëm të veprave penale të lartëcekura”, ka thënë Prokuroria.

Seanca fillestare e gjykatës për të do të mbahet më 1 tetor. Ky vendim u mor pas dyshimeve të arsyeshme për veprat penale të tij.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit deri më 10 tetor.

Të ngjashme

Të fundit