27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Rënie e qimeve në këmbë? Mund të jetë shenjë paralajmëruese e cilës sëmundje?

- Advertisement -

Nëse keni vënë re rënie të qimeve në pjesët e poshtme të këmbëve dhe një ndjesi mpirjeje në gjymtyrë, mos e neglizhoni – mund të jetë një sinjal i hershëm i diabetit.

Sipas ekspertëve, kjo simptomë lidhet me dëmtimin e nervave periferikë, një gjendje e njohur si neuropatia diabetike, që shkaktohet nga nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak.

Kjo sëmundje mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut dhe, nëse nuk trajtohet, të çojë në komplikime serioze.

Humbja e qimeve në këmbë, sidomos në shputat dhe pjesët e poshtme, pa qenë rezultat i depilimit, është një nga treguesit më të hershëm të neuropatisë diabetike -shpjegon Dr. Kenneth Harless.

Simptoma të tjera paralajmëruese:

-Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë

-Lodhje e vazhdueshme

-Shërim i ngadaltë i plagëve

-Probleme me përqendrimin (“mjegull cerebrale”)

-Dëmtime në shikim ose veshka

Një studim i vitit 2019 konfirmoi lidhjen midis humbjes së qimeve dhe dëmtimit të nervave te pacientët me diabet të pa kontrolluar mirë.

Diabeti i tipit 2 shpesh zhvillohet në mënyrë të heshtur, sidomos te personat mbi 50 vjeç, duke u zbuluar vetëm kur shfaqen komplikimet. Shkaktarët kryesorë janë:

-Ushqyerja jo e shëndetshme

-Mungesa e aktivitetit fizik

-Obeziteti

Në shumë raste, simptomat nuk janë të dukshme, ndaj kontrolli i rregullt i glukozës në gjak është thelbësor.

Vlerat normale të glukozës janë 3.5-6.1 mmol/L, ndërsa shifrat 5.7 deri në 6.9 mmol/L tregojnë një gjendje para-diabetike, e cila është e kthyeshme, nëse merret me seriozitet.

Çfarë rekomandojnë mjekët?

-Bëni një analizë gjaku të paktën një herë në vit

-Monitoroni çdo ndryshim në lëkurë, këmbë ose ndjesi trupore

-Ruani një stil jetese të shëndetshëm për të parandaluar komplikimet

Mos e injoroni trupin tuaj – ai shpesh na paralajmëron shumë më herët nga sa e kuptojmë. Një kontroll i thjeshtë mund të parandalojë një problem të madh.

Të ngjashme

Të fundit